Politike

Ilir Meta për krizën: Gati të dorëzoj mandatin

Nga Pogradeci, Presidenti Ilir Meta ka dhënë disa deklarata të forta në lidhje me krizën politike. Ai ka thënë se është gati të sakrifikojë jo vetëm mandatin e Presidentit, por edhe jetën si Salvador Allende që të mos instalohet një juntë ushtarake.

“Akti i opozitës për djegien e mandateve ka qenë i papranueshëm për mua  si President i Republikës. Djegia e mandateve nga opozita shqiptare ka sjellë një krizë të rëndë përfaqësimi në institucionin themelor të Republikës, në Kuvendin e Shqipërisë.  Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin. Çdo numër tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit dhe është i kontestueshëm, në planin ligjor, politik, moral e kushtetutës. Sot në Shqipëri, mund të gjenden të paktën mbi 1 milion shqiptarë Pro-Europianë, që kanë moshën dhe mund të plotësojnë formularin e deklriminalizimit, të cilët “mund të ndihmojnë” në miratimin e ligjeve, apo reformave të ndryshme. Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë”, ka thënë ndër të tjera Meta.

Salvador Allende, të cilit i referohet Ilir Meta, ka qenë presidenti i Kilit nga viti 1970 deri në vitin 1973, kur vrau veten në zyrë pas grushtit të shtetit që solli në pushtet gjeneralin Pinoçet. Ai ishte presidenti i parë marksist i zgjedhur me votë popullore në Amerikën Latine.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.