Politike

Kriza politike/ A do ketë dialog me Ramën? Gjosha: Ai s’priti, na ‘dogji’ për 24 orë

 

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha u shpreh në “5 Pyetjet e Babaramos” se vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme për daljen nga kriza politike.

Ajoshtoi se Rama mbylli rrugët për dialog, pasi dërgoi me shpejtësi kërkesat për djegien e mandateve në KQZ duke mos pritur afatin 30 ditë.

“Unë nuk paragjykoj askënd që do të dojë të vijë në Shqipëri për të zgjidhur krizën. Por kërkohet një reflektim nga kryeministri më shumë se ndonjë ndërmjetësues. Ai ndodhet i vetëm përballë qytetarëve dhe këto kriza zgjidhen vetëm me zgjedhje të parakohshme. Ai mezi kishte pritur që të digjnim mandatet, i dërgoi për 24 orë në KQZ, nëse donte dialog të shfrytëzonte afatin 30 ditë për dialog. Kuvendi vrapoi për të djegur, atë dorëzimin që ne i bëmë mandateve, nuk e mblodhi Këshillin e Mandatave, të firmosnim dhe i gjithë ky dokumentacion ti shkonte KQZ-së, unë besoj se ka një vendim të Kushtetueses në 1993, që edhe sot mund të përdoret, i cili flet për mënyrën si kryhet zëvendësimi i mandateve”, u shpreh ish-deputetja e LSI.

Për ish-ministren e Integrimit Gjosha, shansi i vetëm që mund të ketë vendi për negociatat në qershor, është përfitimi nga Maqedonia.

“Unë besoj se naiviteti i ministrit të Jashtëm mund të ketë bindur sadopak Ballën për çeljen e negociatave në qershor. Por analiza më e thellë që e kuptojnë procesin e integrimit nuk na lejon ne që të mendojmë se qershori do të jetë muaj i artë për çeljen e negociatave. Nëse qeveria do të kishte një shans për çeljen e negociatave nuk do të ishte se ka plotësuar kushtet, por gjeostrategjike. Kanë të bëjnë me Maqedoninë me sakrificën e tyre për të ndryshuar emrin, unë besoj se ata kanë bërë shumë dhe vetëm se do të ishin të detyruar të çelnin negociatat për Maqedoninë, nuk besoj që vendet anëtarë do të linin Shqipërinë me Bosnjen dhe Kosovën, që do të ishte një katastrofë dhe fundi i procesit europian të Shqipërisë”, tha ajo.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.