Politike

Gallata/ OSBE sjell një rus të përgatisë zgjedhjet në Shqipëri. Qershia mbi tortë: Ai takon Damian Gjiknurin

Në mes të stuhisë e histerisë “Rusia po destabilizon Shqipërinë” që ka karakterizuar përfaqësues të maxhorancës gjatë ditëve të fundit, një lajm interesant i ka dhënë nota humori aktualitetit politik.

OSBE-ja ka zgjedhur një shtetas rus, Alexey Gromov të vijë në Shqipëri për të garantuar një proces zgjedhor me standarde. Gromov ka qenë anëtar i komisionit elektoral në Shën Petersburg, pra ka qenë i përfshirë direkt në proceset zgjedhore në Federatën Ruse.

Dhe jo vetëm kaq, zoti Gromov ka takuar sot askënd më pak se Damian Gjiknurin, protagonistin kryesor të dosjes “184”.

Nuk dihet nëse zoti Gromov po i jep eksperiencë ruse Gjiknurit, apo vetë sekretari i ri elektoral i PS po i tregon OSBE-së se si gjeti çamë në Dibër në vitin 2017. Ajo që e bën akoma më qesharake këtë situatë është prania në takim e përfaqësueses së OSBE-së, e cila edhe ajo ka rastisur ta ketë mbiemrin Rusi, konkretisht Ana Rusi.

Rreziku rus është bërë si “rreziku anglo-amerikan” për Shqipërinë. Vetë Edi Rama në një intervistë televizive në Itali tha se Rusia është e interesuar të destabilizojë Shqipërinë, duke hedhur helm mbi protestën e shqiptarëve të javëve të fundit.

54729323_10158251578997926_870873699517988864_n

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.