Sociale

Bordet e administrimit, rihapet gara në tre universitete

Në Universitetin e Tiranës, atë të Mjekësisë dhe në Universitetin e Gjirokastrës do të hapet sërish procesi i aplikimit për zgjedhjen e anëtarit të Ministrisë së Arsimit nga studentët.

Mungesa e kandidatëve për bordet e administrimit të Universiteteve ka detyruar Ministrinë e Arsimit që të rihap procesin e aplikimit në tre prej tyre. Në Universitetin e Tiranës, atë të Mjekësisë dhe në Gjirokastër studentët nuk e kanë përzgjedhur ende anëtarin, të drejtë që Ministria ua dha pas protestës së dhjetorit.

“Ky proces ka ecur mirë për shumicën e universiteteve. Kemi arritur t’i zëvendësojmë të gjithë anëtarët e bordeve që janë përfaqësues të ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë përveç anëtarit që zgjidhet nga studenti”, tha ministrja Besa Shahini.

Në takimin që zhvilloi me anëtarët e rinj të bordeve të administrimit, Ministrja Shahini tha se procesi i përzgjedhjes së përfaqësuesve nga studentët ka përfunduar në tre universitete, Universitetin Bujqësor, Universiteti i Vlorës dhe ai i Arteve në Tiranë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.