Politike

Zgjedhjet lokale, opozita drejt bojkotit. Thirrje dhe OSBE

Partia Socialiste ka dorëzuar pranë KQZ-së, listën e kandidatëve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet e pushtetit vendor. Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e PS-së për Tiranën, deputetja Blerina Gjylameti.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thekson se 30 Qershori është sfida e radhës dhe se PS do të jetë aty me vëmendjen tek njerëzit për të përmirësuar çdo ditë e më shumë projektin e madh për “Shqipërinë që duam”.

Ndërkohë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë marrë vendim për të mos dërguar emrat e tyre pranë KQZ. Afati i fundit për mbylljen e kësaj procedure, është sot deri në orën 24:00. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Po sipas OSBE, duke iu drejtuar opozitës, në pushtet vihet vetëm më anë të zgjedhjeve.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë”.

Paraditen e kësaj të hënë presidenti Ilir Meta tha se ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të evituar këtë krizë, që e quan serioze, jo vetëm politike, kushtetuese, institucionale, por tashmë edhe përfaqësimi. Presidenti Meta hodhi edhe hije dyshim për rolin e ndonjë ndërkombërari, që sipas tij ka folur dhe mbajtur një qëndrim për situatën në vend.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.