Bota

Ngordh balena që kishte gëlltitur 40 kg plastikë

Një balenë e ngordhur, të cilën deti e nxori në brigjet e Filipineve, kishte 40 kg plastikë në stomak.

Punonjësit e muzeut “D’Bone Collector” e morën balenën e vogël mashkull nga plazhi ku dergjej, e përmes një postimi në Facebook treguan më vonë se gjitari i detit ishte mbushur me nivelin më të lartë të plastikës që kishin parë ndonjëherë.

Në stomakun e saj kishte 16 thasë me oriz dhe shumë çanta nga ato të përdorura për pazar. Muzeu është shprehur i gatshëm të publikojë gjatë ditëve në vijim listën e plotë të objekteve plastike që balena kishte gëlltitur, por këtë e shoqëroi me një apel:

“Kjo që po ndodh është e neveritshme”, shkruhet në faqen e tij në Facebook. “Autoritetet duhet të marrin masa kundër atyre që vazhdojnë t’i konsiderojnë lumenjtë, detet dhe oqeanet si kosha mbeturinash”.

“Nuk isha përgatitur për këtë nivel plastike”, rrëfeu për CNN-in drejtori i muzeut, Darrell Blatchley. “Ishte vërtet shumë, plastika kishte nisur të kalcifikohej”.

Hedhja e mbeturinave plastike është kthyer në problem madhor në disa vende të Azisë Juglindore. Pesë shtete aziatike, Kina, Indonezia, Filipinet, Vietnami e Tajlanda janë përgjegjëse sipas një raporti të grupit mjedisor jofitimprures “Ocean Conservancy”, për 60% të mbjeteve plastike që përfundojnë në oqeane.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.