Politike

Ylli Shehu fshehu dënimin, futi BMW X5 pa doganë

Deputetët e rinj të opozitës duket se e nisin keq “misionin” e tyre. Ylli Shehu, deputeti i ri nga listat e LSI-së ka fshehur në formularin e dekriminalizimit të depozituar në KQZ, një dënim për kontrabandë, falsifikim të dokumenteve dhe të vulave.

Sipas News 24, vendimi për dënimin e tij mban datën 18 Nëntor 2008 dhe është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Kjo gjykatë e ka shpallur fajtor dhe e ka detyruar të paguaj 600 mijë lekë, për tre veprat penale. Në vendim thuhet se, Shehu kishte futur në Shqipëri në muajt tetor-nëntor 2003, një automjet BMW X5, pa paguar detyrimin e saktë doganor.

Avokati mbrojtës Robert Hysa, gjatë procesit kishte pohuar se i pandehuri Ylli Shehu i pranonte akuzat dhe se ndihej i penduar. Madje kishte kërkuar edhe masa lehtësuese për arsye se i mbrojturi prej tij ishte pa precedent penal, në kushte të vështira ekonomike e familjare.

Ky dënim i nëntorit 2008 është fshehur në deklaratën e dekriminalizimit, detyrim ligjor për çdo zyrtar të lartë të zgjedhur. Tani sipas ligjit të dekriminalizimit, Ylli Shehu do të futet në një proces, që mund t’i kushtojë mandatin.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.