Politike

Njeriu më i besuar i Metës “tradhton”, pranon mandatin e deputetit

Ralf Gjoni pritet që të jetë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, pasi ai ka pranuar mandatin e deputetit. Në një reagim në Facebook, ai thotë se ka pranuar mandatin për t’i shërbyer axhendës euro-atlantike të vendit, duke theksuar se dëshiron të jetë në krahun e drejtë të historisë.

Reagimi i plotë i Gjonit:

Ky ka qenë ndoshta vendimi më i vështirë politik në jetën time dhe pas një konsultimi të gjerë e të gjatë me familjen time, miq të afërt e kolegë brenda e jashtë vendit si dhe me votues e aktivistë të shumtë që më kanë mbështetur gjatë fushatës elektorale – kam vendosur të vazhdoj shërbimin tim ndaj axhendës Euro-Atlantike të vendit e të jem në krahun e drejtë të historisë.

Sot kam dorëzuar pranë KQZ formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit dhe në varësi të vendimit të KQZ kam vendosur pranimin e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, sipas ligjit dhe në funksion të Kushtetutës.

Emri e integriteti im nuk mund t’i shërbejnë kurrë destabilizimit të vendit, ndaj sot të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që kanë për të garantuar funksionimin normal të Parlamentit, si themel i shtetit shqiptar. Shqiptarët meritojnë qetësi, progres e shpresë për të ardhmen…

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.