Politike

Ligji i Luftës Shqipëri-Greqi, marrëveshja dështoi prej mungesës së GJ.,Kushtetuese

Greqia e deklaroi Shqipërinë, përkrah Italisë, një vend armik në 1940 me një dekret mbretëror. Traktati i miqësisë greko –italiane në 1947 e tërhoqi gjendjen e luftës mes dy vendeve. Ndërsa për Shqipërinë, Greqia pretendon se e ka hequr gjithashtu, por Shqipëria ka një opinion të ndryshëm.

Ashtu siç është përmendur tashmë, dy vendet fqinjë ishin në gjendje lufte që nga 10 nëntori i 1940. Në 1947 Greqia përfundoi një Traktat Miqësie me Italinë, duke i dhënë fund gjendjes së luftës. Kjo nuk ndodhi kurrë me Shqipërinë. Në 1971, Greqia dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë. Sidoqoftë, ky aksion, jo automatikisht do të thoshte që gjendja e luftës është hequr ‘de jure’, që kur palët ranë dakort që asnjë problem që mund të komplikojë marrëdhëniet bilaterale, nuk do të diskutohet. Në fakt, ministri i Jashtëm grek, deklaroi me vendosmëri se “situata ekzistuese nuk ka ndryshuar fare”.

Në 1987, Këshilli i Ministrave të Greqisë procedoi një akt që e deklasifikoi Shqipërinë nga vendet armike, duke e konsideruar gjendjen e luftës të përfunduar. Kjo deklaratë, gjithsesi, duket se ka mungesë të efiçencës ligjore, përderisa është kundër ligjit- dekret 1138/1949 që i referohet vendeve armike. Ligji konkretisht përcakton se deklasifikimi i një vendi si armik kërkon adoptimin, qoftë të instrumenteve të reja statutore, qoftë bërjen e një ligji të ri.

Ka disa që besojnë se më këto akte ose të paktën me një prej tyre, Greqia i ka dhënë fund gjendjes së luftës. E vërteta është diku midis. Sipas aktit të vitit 1971, në këndvështrimin e Ligjin Ndërkombëtar, pranohet se mes dy shteteve nuk mund të ketë njëkohësisht dy gjendje, njëra gjendje e luftës dhe tjetra e marrëdhënieve diplomatike. Në vazhdim, akti i 1987 mund të jetë një akt kombëtar i ligjshëm por prodhon pasoja ligjore edhe në nivel ndërkombëtar.

Në anën tjetër, mund të themi si për 1971 se deklarata e ministrit grek qëndron në vetvete si një argument për ata që pretendojnë se gjendja e luftës është akoma. Për më tepër, akti i 1987 ishte në radhë të parë kundër legjislacionit kombëtar grek, kështu që nuk është e mundur që të prodhojë rezultate ligjore. Legjislacioni grek, sipas ligjit të emrgjencës 2326/194 dhe ligjit dekret 1138/1949, përcakton se është i detyrueshëm një vendim i përbashkët nga Presidenti i demokracisë dhe ministri i Jashtëm, Ekonomisë dhe Drejtësisë për t’i dhënë fund gjendjes së luftës me cilindo vend. Është gjithashtu e nevojshme të publikohet vendimi në gazetën qeveritare.

 

Në 1996 Shqipëria dhe Greqia nënshkruan një Marrëveshje Miqësie, Bashkëpunimi, fqinjësie të Mirë dhe Sigurie pa u përmendur fare gjendja e luftës. E gjithë situata u karakterizua si një “Paradoks Ballkanik” perfekt nga Kryeministri Shqiptar në 2016. Edi Rama beson se gjendja e luftës është ende active dhe i bën thirrje qeverisë greke ta tërheqë atë.

Këtë opinion duket se ka edhe ish-Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, që pranoi se gjendja e luftës është ende aktive dhe deklaroi se zgjidhja e këtij problemi ishte një Marrëveshje, që ai, bashkë me ish Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushatin, kishin arritur, por nuk e nënshkruan kurrë që nga vera e 2018. Kjo marrëveshje nuk u firmos kurrë, për shkak të mosekzistencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Disa muaj më vonë, Marrëveshja duket se u harrua që kur pionierët e saj u hoqën nga pozicionet që mbanin.

Në përfundim, duket se Greqia dhe Shqipëria nuk janë ‘de facto’ në gjendje lufte. Problemi është se nuk është e njëjta situatë nëse togfjalëshi ‘de facto’ zëvendësohet nga ‘de jure’. Kjo sepse vendimi i 1987 nuk u shndërrua kurrë në Ligj grek. E gjithë çështja e “Gjendjes së Luftës” mund të përdoret si mjet për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë.

*Davis Tsaka Ka diplomë Bachelor për Studimet Rajonale, Ndërkombëtare dhe Europiane nga Universiteti Panteion, Greqi dhe një diplomë Master në Ligjin Ndërkombëtar dhe Studimet Diplomatike, me një specializim në marrëdhëniet Greko-Shqiptare nga Universiteti Panteion. Ai ka përfunduar praktika në Ambasadën Greke në Londër, Ministrinë greke të Punëve të Jashtme dhe është tani një praktikant vullnetar në Këshillin Grek për refugjatët.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.