Politike

“Langaraq Karamelo, Rilindja Halilaj”,të rinjtë e FRPD tallen me deputetët

Megjithëse sot Partia Demokratike nuk ka organizuar protestë para Parlamentit, të rinjtë e kësaj partie kanë ngjitur disa parrulla duke ironizuar deputetët që pranuan mandatin dhe që sot bënë betimin në Kuvend.

Në posterat e ngjitur pranë Parlamentit, emrat e deputetëve janë deformuar nga Ligoraq Karamelo në “Langaraq Karamelo”, nga Majlinda Halilaj në “Rilindje Halilaj” dhe Lefter Maliqi thirret si grua “Lefterì Maliqi”.

Sot në fillim të seancës plenare janë betuar shtatë deputetët e rinj. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka lexuar formulën e betimit, ndërsa deputetët janë ngritur në këmbë duke thënë “betohem”. I pari është betuar Lefter Maliqi, i cili duke thënë “betohem” ka bërë edhe simbolin e demokratëve duke ngritur dy gishtat lart. Deputetët e tjerë që u betuan janë Elda Hoti , Edlira Hyseni, Ediola Braha, Majlinda Halilaj, Alban Zeneli dhe Ligoraq Karamelo.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.