Politike

Zbulohet emri/ Kush hyn në vend të Lulzim Bashës në Kuvend

Majlinda Halilaj ka marrë sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mandatin e deputetes, në vend të Lulzim Bashës. Majlinda Halilaj ishte kandidatja e 47-të në listën e Partisë Demokratike të Tiranës. Ajo ka lindur në vitin 1977 dhe ka dorëzuar një jetëshkrim shumë të shkurtër pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Halilaj shkruan se ka 13 vite punë eksperiencë, por pa specifikuar se ku. Gjithashtu thotë se është anëtare e Partisë Reformatore të Shqipërisë prej vitit 2005.

Fillimisht u tha se Halilaj do të merrte mandatin e Gent Strazimirit, por Bledar Skënderi kërkoi që zëvendësimi i deputetëve që dogjën mandatet të niste nga ata që kryesonin listën e që në Tiranë është kryedemokrati Lulzim Basha. Kundër këtij propozimi votoi kundra vetëm kryetari Klemend Zguri.

CV e Majlinda Halilajt
CV e Majlinda Halilajt

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha mandatin pesë deputetëve, ndërsa rastin e Ligoraq Karamelos nga lista e PD-së së Korçës do ta shqyrtojë ditën e martë. Kjo pasi këtë të hënë skadon dhe afati që ka kandidatja Soela Myrtollari për t’ju përgjigjur thirrjes së KQZ, për të pranuar mandatin, e cila ka përparësi në marrjen e mandatit pasi nuk është respektuar kuotat gjinore në këtë qark.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.