Politike

Vettingu shkarkon kryegjyqtarin e Tropojës për pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha ditën e sotme vendimin për kryetarin e gjykatës së Tropojës.

Shkarkim nga detyra u komunikua për kryegjyqtarin Dritan Seci, i cili nuk arriti që të kalojë verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut.

Shkarkimi i tij, u bë për deklarim të rremë dhe mos justifikim të pasurisë. Jo vetëm kaq, por për Secin u konstatuan shkelje edhe me vendimet gjyqësore.

Hetimi i thelluar i KPK-së u përqendrua në apartamentin 76 metra katrorë në Tropojë, të blerë në vitin 2012 për 2.2 milionë lekë të reja. Fillimisht, kjo pasuri sipas Komisionit është deklaruar 2 milionë e 100 mijë lekë, ndërsa në veting është deklaruar 2 milionë e 200 mijë lekë.

Probleme janë konstatuar edhe në lidhje me makinën e blerë në vitin 2004, të cilën gjyqtari e ka deklaruar të blerë për 250 mijë lekë të reja. Por nga hetimi rezulton se ky mjet, në bazë të kontratës së shitblerjes është shitur për 200 mijë lekë. Sipas Komisionit, rezulton se ka mospërputhje mes çmimit të deklaruar në deklaratën veting dhe kontratës. Në lidhje me vitin, deklarohet e blerë në 2004, ndërkohë që sipas kontratës rezulton e blerë në vitin 2005.

Gjithashtu, u ngritën dyshime në lidhje me përdorimin e një mjeti me pronar A.Secin, vëllai i gjyqtarit. Nga hetimi rezulton se gjyqtari nuk ka deklaruar përdorimin e makinës së vëllait, as në pyetësor dhe as në deklaratën veting.

 

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.