Aktualitet

Fituan betejën, por jo luftën: Përmbarimi tërhiqet nga prishja e shtëpisë

Përmbaruesit dhe Policia e Shtetit janë tërhequr nga aksioni për prishjen e banesës në zonën pranë shkollës “Petro Nini” në Tiranë.

Pamjet e transmetuara gjatë ditës së sotme, të cilat në fakt ishin të dhimbshme, sollën dhe reagimin e kryeministrit Rama dhe të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Të dy këta pranonin se sjellja e policisë nuk ishte dinjitoze, ndërsa theksonin se shteti nuk mund të dalë mbi një vendim të gjykatës.

Vendimi i Gjykatës që i kthen pronarëve një sipërfaqe toke nuk i ka pëlqyer pronarëve të një ndërtese që është mbi këtë pronë. Ata sot kanë protestuar duke zënë rrugën e duke u shtrirë në të për të penguar ndërhyrjen për ta shembur ndërtimin e për të liruar tokën në pronësi të tyre.

Por pronarët e ndërtesës thonë se kanë dokumente të rregullta dhe banojnë atje prej 70 vitesh. Ata thonë se toka është në pronësi te shtetit ndërsa tregojnë dokumentet.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.