Bota

Iraniano-Amerikanët zhvillojnë një tubim afër Shtëpisë së Bardhë për ndryshimin e regjimit në Teheran

Nga Lauren Meier – The Washington Times – E premte, 8 mars 2019

Qindra iraniano-amerikanë u grumbulluan vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë të premten për të bërë thirrje për ndryshim regjimi në Teheran.

Me në duar flamuj iranianë e banderola ku promovonin demokracinë në Iran, demonstruesit me Organizatën e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC) bënë thirrje që t’i jepet fund qeverisë ekstremiste të Republikës Islamike.

Organizuesit e tubimit thanë se qëllimi i këtij evenimenti, në të cilin u mbajtën fjalime nga Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, dhe Rep. Brad Sherman, Demokrat i Kalifornisë, është ta nxisë debatin në Uashington dhe ta rrisë mbështetjen amerikane për kryengritjen për demokraci në vend.

OIAC është një krah rrënjësor i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një grup disident iranian i mërguar i cili ka kohë që bën thirrje për një qeveri të re demokratike në Teheran dhe kritikon regjistrin e shkeljeve të të drejtave njerëzore nga Republika Islamike.

NCRI mbështeti përjashtimin e Shahut të Iranit së bashku me grupe të tjera revolucionare në vitin 1979 por më vonë u përplas me forcat islamiste të udhëhequra nga Ajatollah Ruhollah Khomeini. Pas humbjes në një luftë të egër për pushtet, udhëheqësit e NCRI-së thonë tani se kanë hequr dorë nga dhuna.

Këtij grupi i atribuohet ekspozimi i objekteve të fshehta bërthamore në Iran në fillim të viteve 2000. Grupi ka patur gjithashtu një marrëdhënie të trazuar me Uashingtonin, dhe ka qenë i listuar si organizatë terroriste nga Departamenti i Shtetit deri në vitin 2012.

Por ka fituar një ndikim e vizibilitet të ri nën Presidentin Trump. Gjithashtu disa këshilltarë të lartë, duke përfshirë avokatin presidencial Rudy Giuliani dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, kanë lidhje të thella me këtë grup të mërguar.

 

Linda Chavez, e cila ka shërbyer në administratat e Presidentëve Reagan dhe Bush dhe foli gjithashtu në tubim, tha për Washington Times se edhe pse është një “kritikuese e shpeshtë” e Presidentit Trump, ajo dëshiron “ta mbështesë atë që administrata Trump ka bërë për sa i përket refuzimit për të marrë pjesë në paktin bërthamor me Iranin, i cili mendoj se ka qenë shumë i papeshuar.”

Majin e shkuar, z. Trump shpalli se do të tërhiqej nga pakti i kohës së Obamës, i cili ia hoqi Iranit sanksionet ekonomike në këmbim të ndalimit të programit bërthamor të regjimit islamik deri në vitin 2025.

Që atëherë, administrata i ka rivendosur sanksionet që ishin hequr nën paktin e 2015-ës, të cilat kanë në shënjestër industritë iraniane financiare, të transportit detar dhe energjisë, por vazhdojnë ende shqetësimet rreth programit iranian të raketave, mbështetjes që ky vend i jep terrorizmit dhe mundësisë për të rifilluar menjëherë prodhimin e armëve bërthamore në kohën e mbarimit të paktit.

Vendimi i z. Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja u mbështet rishtazi në Capitol Hill këtë javë, kur kryetari i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, Jim Inhofe, tha se ka ndërmend të përfshijë në aktin e ardhshëm të autorizimit të mbrojtjes gjuhë që do ta përforcojë vendimin e z. Trump për t’u tërhequr nga pakti dhe për të rivendosur sanksione të ashpra ekonomike mbi Teheranin.

Mbështetësit që morën pjesë në tubimin e së premtes shprehën një mbështetje të gjerë për eliminimin e programit bërthamor të Iranit.

“Ajo që bëri marrëveshja me Iranin ishte supozimisht ndalimi i zhvillimit, por nuk kërkoi një denuklearizim të plotë. Dhe është kjo ajo që ne shpresojmë të arrijmë,” tha znj. Chavez.

Jamal Khoshnood, i cili erdhi në SHBA pas një burgosjeje në Iran për afërsisht një dekadë, tha për The Times që një Iran i denuklearizuar “ndihmon procesin e paqes.”

“Ata nuk mund ta kenë atë lloj arme bërthamore pasi është kërcënim për mbarë botën,” shtoi ai, “jo vetëm për popullin iranian.”

Demonstruesit e tjerë që morën pjesë në këtë eveniment, i cili koinçidoi me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, treguan shpresën e tyre në planin e znj. Rajavi, plan i cili bën thirrje për “barazi të plotë gjinore në arenat politike, shoqërore dhe ekonomike,” dhe për të drejtat e grave në arsimim, punësim, martesë, e për t’u veshur si të duan.

“Fakti që i gjithë ky eveniment drejtohet nga një grua është shumë gjë emocionuese,” tha një student pjesëmarrës në tubimin e së premtes. “Mendoj se barazia gjinore është një gjë për të cilën çdo vend lufton në ditët tona.”

11

55

Protestors gather for an Organization of Iranian-American Communities’ rally in support of the government change in Iran in Washington

Protestors gather for an Organization of Iranian-American Communities’ rally in support of the government change in Iran in Washington
Protestors gather at an Organization of Iranian-American Communities’ rally in support of a government change in Iran during a demonstration in Washington, U.S., March 8, 2019. REUTERS/Jim Young

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.