Politike

Protestë dhe vallëzim. PD-ja i zë rrugën Ramës. Kryeministri feston me gratë në Fier

Lajmi i vizitës së Edi Ramës në Qarkun e Fierit kishte rënë në veshin e demokratëve, që dolën t’i zinin rrugën në hyrje të Roskovecit, ku dogjën edhe disa goma.

Por, opozitarët duket se nuk e kishin të saktë informacionin mbi axhendën e kryeministrit, pasi inspektimet në Roskovec kreu i qeverisë i kishte parashikuar për të shtunën.

Kjo solli që protestuesit të spostoheshin drejt Fierit, ku Rama ishte në një takim me gratë për të festuar 8 Marsin.

rama-ik

Pas një momenti tensioni me forcat e rendit, mbështetësit e opozitës u shpërndanë.

Tjetër ishte atmosfera në takimin e kryeministrit. Vetëm pak fjali për të uruar dhe Edi Rama ftoi gratë fierake në kërcim. I rrethuar nga gratë, duket se Rama u ndje i mbrojtur, aq sa largoi truprojën që ndërkohë i kishte ardhur në ndihmë.

Kryeministri tha se Qeveria e Shqipërisë zë një vend nderi në Europë përsa i përket barazisë gjinore.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.