Aktualitet

Policia: Asnjë rrënjë kanabis e mbjellë në Shqipëri

Në Shqipëri nuk ka më kanabis. Të paktën kështu thotë policia, e cila ka nisur së fundmi një kontroll në gjithë vendin për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Në terren kanë zbritur mbi 1 mijë efektivë me 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.  Policia thotë se janë kryer gjithsej 4.922 kontrolle/rikontrolle, në:
– 1795 sera/minisera
– 1036 magazina/objekte
– 883 ish objekte ushtarake
– 509 shtëpi të braktisura
– 299 stane/stalla
– 407 ambiente të hapura
– 43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në territor dhe në ambiente të mbyllura nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Grupet e monitorimit të DPPSH, të cilët janë përgjegjëse për territoret e caktuara për monitorim kanë ndjekur operacionin në të gjithë territorin e vendit. Kontrollet do vijojnë në mënyrë periodike në bashkëpunim edhe me aktorë dhe agjenci të tjera përgjegjëse, të përfshira në Planin Kombëtar të Veprimit për parandalimin e kultivimit të kanabisit”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.