Politike

Haradinaj e publikon certifikatën që dëshmon se Trepça është kompani e Kosovës

Gjiganti metalurgjik “Trepça” është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Këtë e ka barë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook. Para këtij vendimi, ka pasur kundërshtime nga ana e Serbisë që “Trepça” të mos regjistrohet në Kosovë si kompani.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë lajmin e madh përmes Facebook-ut, ku ka treguar se gjiganti metalurgjik në Mitrovicë është regjistruar si kompani në Kosovë.

“Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë. Urime e me fat!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Express.

Regjistrimi i “Trepçës” si kompani vjen pasi në Kuvendin e Kosovës muaj më parë, statuti i saj mori dritën e gjelbër për t’u regjistruar si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

trepca_1552048829-5851403

Miratimi i Ligjit për “Trepçën”, në tetor të vitit 2016 dhe statuti i “Trepçës” kishte nxitur reagimin e Beogradit zyrtar, pasi që këtë kombinat Serbia vazhdon ta konsiderojë si pjesë të ekonomisë së saj. Ata në vazhdimësi kanë kërkuar që çështja e “Trepçës” të futet në dialog me Serbinë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.