Politike

“Djegia e mandatit anti-shqiptare”, Karamelo: Ja pse pranova të hyj në Kuvend

Ligoraq Karamelo, numri dy i PBDNJ-së, i cili ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të opozitës në listën e Korçës, deklaroi se imazhi i vendit është prishur nga prishja e rregullave të lojës.

“Që në momentin e parë djegien e mandateve e kam cilësuar anti-ligjor dhe e vlerësoj si një vendim anti-shqiptar. Që në momentin që mandati i deputetit konsiderohet si një “portofol” i një personi, e ka humbur kuptimin e tij”, tha Karamelo.

Duke folur për vendimin e tij, Karamelo tha se e ka informuar kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule për vendimin e tij, por theksoi se ky vendim i tij nuk shkon  kundër interesave të partisë.

Karamelo tha se nuk mund të largohesh nga Parlamenti kur keni marrë vota nga populli për t’i përfaqësuar. Duke ju përgjigjur Bollinos ai tha se zgjedhjet e vitit 2017 ishin legjitime.

Ai tha se ka mbështetje jo vetëm nga qytetarët e Korçës, por edhe nga ndërkombëtarët për vendimin e tij për të hyrë në Parlament.

“Unë iu drejtova votuesve të qarkut të Korçës. Jam i detyruar të respektoj verdiktin e tyre. Kjo rrugë duhej të ishte bërë nga të gjithë”, tha ai.

Karamelo nuk përmendi se kush ishte ai shtet, por PBDNJ ka marrëdhënie të afërta me Athinën, pasi përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: