Aktualitet

Adriatik Llalla paguan lobistë për të rehabilituar figurën në SHBA

Ish -Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, asetet e të cilit janë nën sekuestro pasi është nën hetim për pastrim parash, ka punësuar dy lobistë nga Nju Jorku për të kundërshtuar vendimin e Departamentit të Shtetit që e shpalli “persona non-grata” në SHBA.

Sipas investigimit të bërë nga BIRN, në datën 4 mars, studioja ligjore “Sher Tremonte” është regjistruar në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA si kompani lobimi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla.

“Shfuqizimi i vendimit të Departamentit të Shtetit i datës 14 shkurt 2018, për të listuar Adriatik Llallën dhe familjen e tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara”, përshkruhet si qëllimi specifik i aktiviteteve të lobimit në formular.

Adriatik Llalla u shpall i padëshiruar nga Departamenti i Shtetit një vit më parë, me motivacionin e përfshirjes domethënëse në korrupsion. Përveç Llallës, në formular listohet si financues i aktiviteteve të lobimit në një vlerë më të madhe se 5 mijë USD  edhe një kompani nga Nju Xhersi, e quajtur “Lita Brothers Construction”, në pronësi të familjarëve të nënkryetarit të bashkisë së Kamzës, Korab Lita.

Shuma totale që ka paguar Llalla dhe kompania “Lita Brothers Construction” për aktivitetet e lobimit mbetet e paqartë, ndërsa BIRN shkruan se vetë Adriatik Llalla nuk ka preferuar të përgjigjet për këtë gjë në një telefonatë që gazetarët kanë bërë me të.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.