Aktualitet

Tahiri i pandehur në gjykatë, avokati: Kërkojmë pushimin e çështjes

Një javë pasi u zyrtarizua si i pandehur, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shkuar sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, ku pritet të jepet vendimi për të. Ndërkohë, avokati Maks Haxhia ka paralajmëruar se do të kërkojë pushimin e çështjes.

“Prokuroria nuk asnjë provë dhe nuk ka sesi t’i ketë. Do të kërkojmë pushimin e çështjes. Ne pretendojmë që të na jepet një fakt. Do bëjmë kallëzim për prokurorët”, u shpreh Haxhia.

Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet në fund të muajit shkurt dhe dosjen e Saimir Tahirit e dërgoi për gjykim, duke e akuzuar për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Pas njohjes me akuzën, Tahiri ironizoi se pas Aldo Bares, ishte ai personi i dytë më i akuzuar në Shqipëri. “Nuk më vjen në mend njeri tjetër, mbas Aldo Bares jam i dyti me akuzat. Nuk është se ka ndonjë surprizë të madhe, prokuroria e komanduar siç e nisi ashtu e bitisi, pavarësisht nxitjes që kam nga brenda për t’u marrë me këtë histori, nuk dua të merrem. Komenti im është do vazhdoj t’i shkoj drejtësisë deri në fund. Kjo historia ime lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa janë ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh”, u shpreh Tahiri më 28 shkurt.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.