Politike

Danielsson: Nuk pashë ndonjë lëvizje që mund t’i çojë palët drejt dialogut

Drejtori i zgjerimit në BE Christian Danielsson është shprehur se pas takimeve me dy liderët politikë të vendit nuk ka parë asnjë shenjë apo lëvizje që do t’i mund t’ çojë ata drejt një tavoline të përbashkët diskutimi.

Pas takimeve me Bashën e Ramën, Danielsson deklaron se nuk ka pika takimi, e kësisoj një marrëveshje mes palëve duket diçka krejt e largët.

“Nuk pashë ndonjë lëvizje që mund t’i çojë ata drejt dialogut”.

 Por sipas zyrtarit të BE-së, kritika i duhen drejtuar opozitës për zgjedhjen e një akti ekstrem siç ishte dhe lënia e mandateve. Danielsson ka mbajtur të njëjtën linjë të drejtuar tashmë nga Evropa.

“Shpesh në të shkuarën i kemi kërkuar forcave politike në vend që reformat t’i bëjnë mision kombëtar për të gjithë vendin. Në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë. Për opozitën kam theksuar rëndësinë dhe që vendimi i tyre për të djegur mandatet minon rrugën drejt BE-së. Parlamenti është shtylla e shtetit dhe aty duhen diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Ky bojkot është kundërproduktiv, E drejta për të protestuar është një e drejtë legjitime. Por e  rëndësishme është që këto protesta të mos nxisin dhunë. nxitja e dhunës është një shqetësim madh për ne.”-tha Danielsson.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.