Politike

Rama në Rai: ‘Nuk është revoltë e popullit, por e pallatit të politikës”

ranmaa

Edi rama ka qenë dje afër mesnatës i ftuan në pjesën e tretë të emisionin të përnatshëm “Porta a porta” të drejtuar nga gazetari Italian Bruno Vespa. Në afro 40 minuta që më shumë ishin konceptuar si një reklamim i rritjes së ekonomisë shqiptare në këto tre dekada, kryeministri shqiptar ka pasur përballë tre njerëz shumë miqsorë me të, një gazetar të së përditshmes Libero, Igli tarrene dhe një bisnesmen italian që punon me Shqipërinë. Në një moment Ramës i është vënë përballë edhe një prononcim i Lulzim Bashës për manipulimet e zgjedhjeve dhe lidhjen e qeverisë me krimin e organizuar.

Vespa: Jemi të nderuar që të kemi të ftuar. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Një zhvillim i madh, kompani të mëdha, kemi ftuar edhe një sipërmarrës italian, një nga të shumtët që po vijnë në Shqipëri sepse siç e pamë kushtet ekonomike janë shumë të favorshme. Ne jemi vetëm 70 kilometra larg. Sidoqoftë, ka një situatë politike, më pas do të dëgjojmë edhe liderin e opozitës në një intervistë të regjistruar. Qenka një situatë shumë dramatike sepse nëse opozita bojkoton parlamentin, kjo nuk është një gjë e mirë.

Rama: Para së gjithash faleminderit për këtë ftesë. E vlerësoj shumë sepse është një mundësi e madhe për të folur për realitetin shqiptar dhe faleminderit edhe për insertin që jep një përshtypje shumë të mirë për vendin tonë sepse Shqipëria ka bërë me të vërtetë hapa prej gjiganti, por nuk është edhe pa probleme, që do të thotë se duhet të luftojmë sepse ka shumë punë për të bërë për t’u modernizuar dhe për t’u futur në këtë Europë që e kemi ëndërruar gjithmonë. Por, dikur sillnim këtu dëshpërimin, pas një regjimi që e shndërroi Shqipërinë në Korenë e Veriut të Europës. Sot, kemi me Italinë një volum tregtar prej 2,6 miliardë eurosh në vit, eksportojmë 1,2 miliardë euro, që janë shifra që me siguri duhet të përmirësohen, por që japin një ide se si ka ndryshuar Shqipëria, që vitin e kaluar arriti rekordin me gjysmë milioni turistëve italianë. Në Shqipëri ka gati 20 mijë italianë që punojnë, që bëjnë biznes, me një sistem taksash, më lejoni të them, që në Itali as që mund të ëndërrohen. Për atë që ne e quajmë biznes i vogël deri në 140 000 euro të faturuara, ka vetëm pesë përqind taksa. Ndërsa për ata që janë biznes i madh maksimumi është 15 për qind. Pra, ata italianë që vijnë si sipërmarrës në Shqipëri bëjnë një biznes të mirë dhe siç thatë ju ne jemi, le të themi, një Itali e vogël në pikëpamje të gjuhës, të kulturës dhe të ngjashmërive. Italianët e parë nga ne janë shqiptarë të veshur me ”Versace”, nuk kanë asnjë ndryshim tjetër.

Vespa: Por, ka edhe mangësi. Ka njerëz shumë të pasur, por ka edhe të varfër. Kjo është edhe një nga arsyet e protestave në sheshe.

Rama: Besoj se kjo gjë mund të thuhet edhe për Italinë. Ka edhe këtu njerëz të varfër. Sigurisht, duke bërë bilancimin e krahasimit sepse janë nivele shumë të ndryshme jetese. Por, ajo që unë dua t’u them të gjithë atyre që kanë parë këto pamje të protestave të ditëve të fundit iu freskua pak kujtimi i asaj Shqipërie të mbushur me trazira. Kjo nuk është një revoltë e popullit, nuk është populli në shesh. Është një revoltë në ”pallatin e politikës”, pra ai establishment që pesë vite më parë iku me një milion vota, një gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në Shqipëri, nuk arrin ta pranojë humbjen dhe, si ballkanikë të mirë, si mesdhetarë të mëdhenj nuk jemi shumë të mirë për të pranuar humbjet, kjo edhe për ju.

Pietro Senaldi (Drejtor i gazetës italiane ”Libero”): Shqipëria po përjeton një zhvillim të madh. Unë jam kureshtar të di, përderisa ka sipërmarrës italianë atje, dihet që për sipërmarrjet stabiliteti është një gjë kryesore. Destabiliteti është vetëm kombëtar apo është i lidhur me faktin që përreth Shqipërisë luhen lojëra me karakter ndërkombëtar. Shqipëria kërkon të hyjë në Europë, por ka edhe vende që nuk pranojnë që Shqipëria, si vend ballkanik, të mos hyjë në Europë. Dimë për raportet e tensionuara me Rusinë, me Iranin. A ka diçka më tepër apo thjesht konflikt kombëtar për pushtet?

Rama: Para së gjithash, po thosha pak më parë, bëhet fjalë për ”revoltë në pallat”, unë nuk flas kurrë në gjuhë të huaj për kundërshtarët e mi edhe pse italishtja nuk është plotësisht një gjuhë e huaj për mua, nuk bëhet fjalë për një revoltë në shesh apo të popullit, por për një revoltë jashtëzakonisht e pazakonshme, një lloj Aventini shqiptar që për më tepër ndodhi, dhe, nga ana tjetër, pyetja juaj është shumë tendencioze. Unë nuk dua të hamendësoj për gjëra për të cilat nuk kemi fakte. Është e qartë, jo të gjithë e duan Shqipërinë në Europë dhe nuk është një sekret që Rusia nuk e pëlqen Europën e madhe. Dhe kur janë të tilla situata, ata me kënaqësi mund të japin një dorë dhe kjo gjë nuk do të ishte aspak një surprizë. Ndërsa për pyetjen që më bëtë për Iranin, Shqipëria është vendi ku një pjesë shumë e rëndësishme e opozitës iraniane është mirëpritur për të shpëtuar jetët e tyre. Ne kemi një traditë, pasi Shqipëria ishte i vetmi vend ku hebrenjtë ishin më të shumë në numër pas luftës sesa përpara luftës dhe që nuk ka në regjistrin e saj të historisë asnjë hebre të dorëzuar te nazistët. Ofruam këtë mikpritje për rreth 3 000 refugjatë iranianë që janë të opozitës. Jemi në një lloj konflikti me regjimin, u detyruam të dëbonim ambasadorin dhe një funksionar tjetër të lartë pasi ishin të përfshirë në aktivitete jo shumë dashamirëse në territorin tonë, por, për më tepër, unë dua të flas për fakte dhe jo për insinuata.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.