Politike

Opozita/ Ish-kandidati i PD, Blendi Sulaj: Nuk shitem me post drejtorash e zv/ministrash

Ish-kandidati për deputet, Blendi Sulaj ka refuzuar sot në protestë publikisht marrjen e mandatit të deputetit pasues pas vendimit për djegie mandatesh nga opozita.

Sulaj ka lënë të kuptohet se është tentuar të joshet nga maxhoranca me poste drejtuese, por i ka refuzuar me përbuzje ato.

FJALA E BLENDI SULAJT

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, ju që keni ardhur nga Rrogozhina, Kavaja, Kamza, Vora, republikanë, demokratë, LSI, PDIU, prezenca juaj këtu është dëshmi e qarte e revoltes së madhe popullore.

Të nderuar qytetare, nga njëra ane kemi parlamentin e te keqes dhe nga ana tjeter kemi shqiptaret qe po protestojne ne sheshe dhe ne te gjithë Shqipërinë.

Shqipëria sot është një vend me ekonomi të dobët, taksa te larta dhe rroga te ulta.
Sot Shqiperia ka një qeveri e cila varet nga krimi i organizuar.

Ne bashke me ju, nuk do te pranojmë në asnjë moment qeverinë e Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Elvis Roshit, Saimir Tahirit.

NE DO TE PRANOJME VETEM QEVERINE E QYTETAREVE DHE ASNJE TJETER!

Ne me çdo kusht do të largojmë Edi Ramën .

Une kam qenë kandidat i Tiranes dhe kam pasur fatin e madh te punoj me qytetare nga e gjithë Tirana, ata janë burimi i krenarise time. Unë kam fatin e madh që sot nëpërmjet aktit të dorëheqjes nga kandidimi ose zgjedhja t’ju tregoj dhe njëherë atyre që më dhanë shansin te isha në listë se as unë nuk blihem për vende drejtorash dhe për vende zv/ ministrash, por jam dhe do të mbetem gjithmonë i djathtë dhe besnik i qytetarëve që më mbështesin.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.