Politike

Protesta e opozitës, reagon ambasada amerikane

Ambasada-e-SHBA-768x384

Ambasada Amerikane ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës, që do zhvillohet të martën përpara Parlamentit, ndërsa zhvillohet dhe seanca plenare.

Në një mesazh dërguar qytetarëve amerikane që ndodhen në Tiranë, theksohet: “Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme“.

Policia e Shtetit ka marrë masa të forta për këtë protestë, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka këkruar ministrit të Brendshëm që t’ju sigurohet jeta deputetëve.

Kështu mësohet se përpara Parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të bërë të mundur identifikimin e personave që mund të jenë të dhunshëm.

Mbi 1200 efektivë nga Shqiponjat, FNSH si dhe Garda e Republikës pritet të jenë në terren, ndërsa flitet dhe për krijimin e një kordoni me skela përgjatë oborrit të Parlamentit.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.