Aktualitet

Deputeti i ri Ylli Shehu, me diplomë nga Universiteti “Kristal” dhe i dënuar për kontrabandë

yl78

Kandidatët të cilët nuk mundën të futeshin në Parlament gjatë zgjedhjeve të fundit, pas djegies së mandateve të opozitës, kanë tashmë shansin të bëhen pjesë e tij.

Nga radhët e LSI-së pritet të hyjë si deputet, kandidati me numër 9 në Tiranë, Ylli Shehu.

Shehu dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ dhe pritet të bëj betimin në seancën e të martës në Parlament.

“Panorama” ka publikuar formularin e dekriminalizimit të deputetit më të ri të Parlamentit. Ylli Shehu sipas deklarimit të tij rezulton të jetë i dënuar për veprën penale të “Kontrabandës”.

Ai ka shkruar në formularin e tij se është dënuar si fajtor në vitin 2007 nga Gjykata e Tiranës sipas nenit 174/i të Kodit Penal për veprën penale të “kontrabandës së mallrave të tjera”.

Në Kodin e Penal thuhet se neni 174/1 parashikon: Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në dogana, deklarimit të rreme për natyrë, llojin cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet”.

Ndërkohë që Ylli Shehu në dokumentin e tij të dekriminalizimit specifikon se është dënuar me 200 mijë lekë dhe se vepra e tij penale është rehabilituar sipas nenit 69/a të Kodit Penal.

Në formularin e dekriminalizimit të Ylli Shehut bie në sy se ai ka deklaruar dhe ndryshimin e gjeneraliteteve. Ai ka deklaruar se më parë ka mbajtur mbiemrin “Lala”, pra Ylli Lala.

Arsimimi

Ylli Shehu në CV-në e tij bën të ditur se ka përfunduar studimet për Juridik pranë Universitetit “Kristal” në sistemin 3+2 dhe e ka përfunduar atë në vitin 2006-2011.

Ndërkohë sipas CV të vitit 2017, Ylli Shehu që është në ndjekje të studimeve nga viti 2009 dhe në vazhdim në fakultetin Ekonomik të Tiranës.

Po ashtu ka deklaruar se është se ka si kualifikim një trajnim në organizatën “Walk Together Albania Durrës”

Eksperienca e punës

Ylli Shehu në CV e tij ka deklaruar se ka punuar si Jurist në Prefekturën e Kukësit, ka qenë këshilltar i Xhelal Mziut në Bashkinë e Kamzës. Po ashtu dhe ka drejtuar prej dy muajsh, Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Qarkun e Tiranës.

Për tre muaj, Ylli Shehu ka qenë këshilltar i Ministrit të Mjedisit, ndërkohë që në shtator të 2013 ai mori mandatin e deputetit

Karriera artistike

Deputeti i ardhëm i Parlamentit është i njohur dhe për performancën e tij artistike, ai është edhe këngëtar.  Në Youtube, Ylli Shehu ka një kanal personal, ku publikon fotot dhe takimet me miqtë dhe emigrantët në Britaninë e Madhe. Këtë kanal ai e ka quajtur Ylli Angli. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe performacat e tjera artistike në këngë si ajo, kënduar nga Ylli Shehu & Sherif Dervishi e titulluar “Hasan Aga”.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.