Sociale

Drejtësia njeh vendimin e Belgjikës, “i forti” i Shkodrës do vuajë dënimin në Shqipëri

Safet Bajri, veç dënimit që mund të marrë nga drejtësia shqiptare për një sërë veprash penale, do të vuajë edhe 9 vite burgim të dhënë nga një gjykatë belge. Të premten e javës së kaluar, Gjykata e Shkodrës ka njohur vendimin e gjykatës belge, sipas së cilës Bajri është dënuar me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion. Me njohjen e këtij vendimi, Safet Bajri do të vuajë dënimin në Shqipëri, raporton “Shqiptarja.com”

Ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshje. Por Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e dënimeve.

Në Shqipëri, Bajri është i akuzuar  si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Ai u arrestua në shtator të vitit 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër, në aksionin e koduar “Oaz”. Bajri është duke qëndruar në qelitë e burgut 313 në Tiranë, pasi hetimet ndaj tij po i bën Prokuroria për Krime të Rënda.

Në momentin e arrestimit, Safet Bajri ka qenë në një bilardo në zonën e Xhamllikut, dhe sapo kanë hyrë forcat RENEA, ai ka hedhur pistoletën e cila megjithatë është konstatuar nga efektivët e policisë.

Grupi kriminal “Bajri” nga Dobraçi i Shkodrës akuzohet për vrasje me dashje, gjobëvënie, trafik droge dhe pastrim parash. Anëtarë të këtij grupi kriminal akuzohen edhe si autorë të disa prej ngjarjeve kriminale që kanë tronditur kryeqendrën e veriut.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.