Aktualitet

Vrasja në ish-Bllok, dorëzohet Ervin Mata

mata-933x445-770x433

Është dorëzuar në Policinë e Tiranës, Ervin Mata, njëri prej personave të shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur në 4 Tetor të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj. Mata është dorëzuat në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit që mbrëmjen e së premtes, ndërsa qëndronte në arrati prej 5 muajsh.

Hetimet e policisë nuk e kanë përcaktuar ende rolin e tij në konfliktin me armë. Njëra nga pistat e hetimit është ajo e një konflikti direkt të tij me Ervis Martinin.

Në polici është pyetur edhe e dashura e tij, këngëtarja Elvana Gjata, e cila rrëzoi pistën e sherrit si pasojë e ngacmimit të saj nga Fabian Gaxha. Pak kohë më parë, policia arrestoi edhe bashkëpunëtorin e Ervin Matës, Fabio Allushin.

Tashmë në kërkim është vetëm komandoja 41-vjeçar Melviol Billo, i cili akuzohet se hapi zjarr duke lënë një të vrarë dhe 2 të plagosur.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.