Politike

Shpërthen Haradinaj: Rama dhe Thaçi bashkë për idenë e rrezikshme ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po përkrah presidentin, Hashim Thaçi rreth çështjes së shkëmbimit të territoreve.

Në një intervistë në RTK, shefi i qeverisë theksoi se Kosova dhe populli i saj nuk do të jenë kurrë anti-amerikan.

“Unë ju kam thënë se nuk kemi nevojë për hapje të kufijve pasi hapet pavarësia e 17 shkurtit. Mendojë që pasojat i kemi për shkak se një pjesë e lidershipit të Kosovës dhe rajonit i ka ofruar Shtëpisë së Bardhë një marrëveshje për Serbinë.

Presidenti Thaçi, kryeministri Rama e ka pëlqyer këtë ide për shkëmbimin e territoreve. Është lënë të nënkuptohet në shumë raste se një opsion i tillë është miratuar dhe pëlqyer nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama.  Unë e kam këshilluar që është retorikë e gabuar sepse merret në qafë një popull i tërë sepse hapen kufijtë dhe s’dihet si mbyllen”, ka deklaruar Haradinaj.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.