Politike

Rama shfaqet në “Itali”: Krizë nuk ka! Opozita ka frikë nga zgjedhjet

 

Kryeministri, Edi Rama, mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij se vendi nuk është në krizë politike.

Në një intervistë për “TG2 Post”, Rama thotë se është opozita që po përpiqet të krijojë një krizë artificiale nga frika për tu përballur me zgjedhjet vendore të qershorit, ku sipas sondazheve të tij rezulton humbëse.

“Për fat të keq kemi parë këto imazhe që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë por nuk është. Ka një krizë artificiale të krijuar dhe të dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet vendore të qershorit, është tepër mbrapa sipas sondazheve, ka humbur para një viti e gjysmë në zgjedhjet që janë njohur nga të gjithë dhe vetë opozita, me zgjedhje që kanë qenë më të mirat që kemi pasur. Por nëse unë do të thosha që korrupsioni në Shqipëri nuk është një problem, do të thosha një të pavërtetë. Por nëse unë ju them se korrupsioni në Shqipëri është luftuar si asnjëherë më parë është një gjë që mund të verifikohet dhe në raportet e një viti më parë të KE.

Rama refuzoi të komentojë akuzat e ish-kryeministrit Berisha ndaj tij dhe qeverisë.

Rama: Nuk flas kurrë për kundërshtarët politik në një gjuhë të huaj. Nuk bëj debat të brendshëm në televizione dhe gazeta të huaja në respekt të njerëzve të mi. Shqipëria ka 4.2 milion banorë. Pyetni Gaurdia di Finanzën nëse kemi bërë apo jo një pastrim të plotë të kanabisit. Dua tu them të gjithë italianëve që të kuptojnë se nuk ka asnjë revolucion, as një kauzë, as një rrezik për askënd. Është revioltë e stablishmentit të vjetër që ka humbur dhe të lobeve që kanë humbur, ai i drogës, bixhozit dhe lobe të tjera që qëndrojnë pas këtyre manifestimeve. Jeta vazhdon, ne vazhdojmë të qeverisim dhe të vazhdojmë drejt BE.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.