Bota

Debati për taksën në Kosovë, SHBA: Nuk e tërheqim bazën ushtarake

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur përkrahjen për praninë e trupave të tyre në kampin e Bondsteel-it. Komunikata e dërguar për media, sapo ka hedhur poshtë zërat se SHBA-ja ka kërkuar që nëse nuk tërhiqet taksa ndaj Serbisë, do të bëjnë largimin e kampit të Bondsteel-it nga Kosova. Përmes një komunikate për media dërguar nga Ambasada Amerikane në Kosovë thuhet se SHBA-ja mban përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-së në kampin e Bondsteel-it, shkruan Gazeta Express.

Në Kosovë që nga e mërkura janë duke qëndruar dy zyrtarë të lartë të administratës së Donald Trump-it, të cilët kanë zhvilluar takime me kryeministrin Ramush Haradinaj e presidentin Thaçi, ku kanë diskutuar rreth vazhdimit të dialogut në Bruksel dhe për çështjen e taksës.

Pas këtyre takimeve në mënyrë jozyrtare është thënë që dy përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga Bondsteel-i nëse Kosova vazhdon të jetë e padëgjueshme karshi Amerikës.

Për një gjë të tillë, edhe pas takimit të amerikanëve me ekipin negociator, ku ishte edhe Shpend Ahmeti, ky i fundit ka konfirmuar se amerikanët kanë paralajmëruar tërheqjen e Bondsteel-it nga Kosova.

Por, në komunikatën e dërguar sot për media, Ambasada amerikane ka thënë se politikat e SHBA-së ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të tyre në Kampin e Bondsteel-it.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhet në njoftim.

Për një gjë të tillë ka folur sot kryeparlamentari Veseli edhe përkundër faktit se nuk ka qenë dje në takimet me amerikanët.

Ai ka thënë se baza e Bondsteel-it do të vazhdojë të qëndrojë, por që duhet treguar të mençur për ta ruajtur atë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.