Aktualitet

“Luftë civile”, flet Paulin Sterkaj: Parlamenti duhet të mbrohet me çdo çmim

Protestuesit e opozitës u përplasën me Policinë në tubimin e thirrur para selisë së Parlamentit. Një pjesë e turmës tentoi të çante kordonin e policisë për të hyrë në oborrin e sallës plenare, ku deputetët e mazhorancës ishin mbledhur në seancë.

Dhunës nuk i shpëtuan as deputetët socialistë. Paulin Stërkaj dhe Blendi Klosi u sulmuan nga protestuesit ndërsa përpiqeshin të futeshin në Parlament nga hyrja anësore para se situata te tensionohej nga hyrja kryesore.

Në një lidhje telefonike për “Top Show”, Paulin Sterkaj u shpreh se turma e njerëzve të grumbulluar para Kuvendit sot ka pasur si synim sulmin ndaj Parlamentit.

“Është e paprecedent që të mos lejosh deputetët të futen në Parlament duke i bllokuar. S’ka turp më të madh që të jepen urdhra të tillë.

Parlamenti duhet të mbrohet me çdo çmim. Deputeti është institucion kushtetues. Unë i kam telefonuar Petrit Vasilit a mban përgjegjësi personale kur japin kështu urdhrash për turmat që janë te papërgjegjshme”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.