Politike

Biseda në TV/ Blendi Sulaj: Vjedhja e votës dhe korrupsioni, fillimi i fundit të Edi Ramës

blendi sulaj 1 Untitled

Pedagogu në fakultetin e Drejtësisë dhe ish-kandidati për deputet i PD, Blendi Sulaj mohoi në një bisedë televizive mundësinë e hyrjes së tij në Kuvend, si deputet pasues i opozitës. Ai vlerësoi aktin politik të djegies së mandateve nga ana e përfaqësuesve aktualë të PD-LSI në parlament.

Gjatë një bisede televizive në Shijak TV, Sulaj tha se protestat e partive opozitare janë udhërrëfyes i aksionit politik. “Ne pamë që qytetarët e mbështetën protestën. Jo thjesht strukturat partiake, por populli i gjerë e përkrahu aksionin opozitar”, deklaroi ai.

Lidhur me kërkesën e faktorit ndërkombëtar që beteja politike të bëhet në institucione, Sulaj deklaroi se përgjigjen më të mirë ata e kanë marrë nga kryetari i PD i cili ka deklaruar “mos më kërkoni të pranoj për popullin tim, atë që ju s’do ta kishit pranuar për popullin tuaj”.

Ish-kandidati i PD-së shtoi se shqiptarët sot kërkojnë minimumin e asaj që kërkohet në një vend demokratik. “Shqiptarët kërkojnë që kur të dalin për të votuar, tek dera të mos i presë krimineli. Historia jonë ka njohur banda në të kaluarën, por viti 2017 ishte kulmi. Ne pamë banda që kishin objekt kryesor veprimtarie blerjen e votave për të ndryshuar rezultatin zgjedhor. Kjo strategji me kriminelë e me korrupsion, është fillimi i fundit të Ramës”, deklaroi Sulaj.

 

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.