Aktualitet

KQZ rrëzon PS-në, “fati i buzëqesh” Dakos dhe Sejdinit

KQZ rrëzon propozimin e Partisë Socialiste për ndalimin e kryebashkiakëve me 3 mandate për zgjedhjet lokale të 2019. Për të kaluar ky propozim duheshin 5 vota, por u morën vetëm 4 pro. Kundër votoi vetëm kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse ky propozim do të ishte miratuar nga KQZ, atëherë PS “lante duart” me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdinit të Elbasanit. Ligji prek dhe emra kryebashkiakësh nga Partia Demokratike.


Ligji për qeverisjen vendore i ndryshuar në vitin 2015, e përcakton se kryetari i Bashkisë mund të ushtrojë vetëm tre mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë. Dhe mund të ketë të drejtë të rikandidojë vetëm pas një shkëputjeje, pra jo më shumë se tre mandate njëra pas tjetrës.

Ndërkohë edhe pse ligji ka ekzistuar, interpretimet që i janë bërë prej kryebashkiakëve, kanë qenë të tilla që i hapnin shteg kandidimit të tyre, pra të kryetarëve me më shumë se 3 mandate, edhe në këto zgjedhje të 2019-ës. Sipas tyre, ligji hyn në fuqi në momentin që është miratuar (2015), dhe nuk ka fuqi prapavepruese./ Opinion.al

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.