Showbizz

Surprizë në Oscar 2019, “Green Book” filmi më i mirë

Juliaoscars 780x439

 

Surprizë në natën e çmimeve Oscar 2019. Filmi më i mirë është shpallur ‘Green Book’ i Peter Farrelly, i cili ka fituar mbi filmat më të akredituar. Statuja e regjisorit më të mirë ka qenë për Alfonso Cuaron, i filmit ‘Roma’.

Ramy Malek, i ‘Bohemian Rhapsody’ dhe Olivia Cuaron i ‘La Favourite’, kanë fituar çmimin e aktorëve më të mirë protagonist.
Lady Gaga ka fituar Oscarin si kënga më e mirë me ‘Shallow’.

Nuk ishte mes favoritëve, por historia e një miqësie mes një afro-amerikani dhe një italo-amerikani i treguar në ‘Green Book’, ishte në një farë mënyrë në një linjë me mbrëmjen e çmimeve Oscar, me diskutime për miqësinë, vëllazërinë, përfshirjen raciste dhe diversitetit.

Dhe kështu në fund çmimi i filmit më të mirë ka logjikën e tij perfekte. ‘Green Book’ fitoi edhe Oscarin për aktorin më të mirë jo protagonist me Mahershala Ali.

Ky film është bazuar në skenografinë e shkruar nga aktori Nick Vallelonga me Brian Currie dhe regjisor Peter Farrelly, një nga mbretërit e komedisë amerikane, shoqëruar me vëllain Bobby, i cili në këtë film vjen për herë të parë me një zhanër ndryshe, atë dramatik.

Ja lista e fituesve.

Filmi më i mirë: Green Book

Skenari më i mirë origjinal: Green Book (Nick Vallelonga, Brian Currie dhe Peter Farrelly)

Skenari i përshtatur: BlackkKlansman (Charlie Wachtel, DAvid Rabinowitz, Kevin Wilmott dhe Spike Lee)

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Regina King (If Beale Street Could Talk)

Kostumografia: Black Panther (Ruth Carter)

Dizajn produksioni: Black Panther (Hannah Beachler dhe Jay Hart)

Makijazhi dhe stili flokëve: Vice (Greg Cannom, Kate Biscoe dhe Patricia DeHaney)

Kinematografia: Roma (Alfonso Cuaron)

Editimi filmik: Bohemian Rhapsody (John Ottman)

Muzika – kënga origjinale: Shallow

Editimi i zërit: Bohemian Rhapsody (John Warhurst dhe Nia Hartstone)

Miksimi i zërit: Bohemian Rhapsody (Paul Massey, Tim Cavagin dhe John Casali)

Efektet vizuale: First Man (Paul Lambert, Ian Hunter, Tristan Myles dhe J.D. Schwalm)

Filmi i shkurtër i animuar: Bao

Filmi i animuar: Spider-Man: Into the Spider-verse

Filmi i shkurtër dokumentar: Period. End of Sentence.

Filmi më i mirë dokumentar: Free Solo

Filmi i shkurtër (live action): Skin

Filmi i huaj më i mirë: Roma (Meksikë)

Aktori më i mirë në rol dytësor: Mahershala Ali, Green Book

Kolona zanore: Black Panther (Ludwig Goransson)

Regjisori më i mirë: Alfonso Cuaron

Aktorja më e mirë në rol kryesor: Olivia Colman

Aktori më i mirë në rol kryesor: Rami Malek

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this: