Sociale

Mjekët në protestë: Ndaloni dhunën!

mjeke-protetse-933x445-770x433

Mjekët e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës, protestuan mëngjesin e sotëm kundër dhunës se ushtruar ndaj një kolegu të tyre, dy ditë më parë. Ata e cilësojnë një fenomen të turpshëm dhe kërkuan që të dënohet dhuna ndaj bluzave të bardha.

Të shtunën, mjeku i urgjencës Gerald Kola u godit me mjete të forta në kokë, teksa përpiqej të ndante dy të dehurit, që po ziheshin në ambientet e Urgjencës. Kjo situatë ka detyruar ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu të firmosë urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për vizitorët në çdo spital të vendit.

Janë përcaktuar orare fikse të vizitave të familjarëve dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku. Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 – 13:00 dhe mbasditë nga ora 17:00 -19:00.

Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00 – 12:00 dhe 18:00 – 19:00. Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.