Bota

Samiti i Varshavës: Iranianët zhvillojnë tubim dhe bëjnë thirrje për mbështetje për demokracinë në Iran

thumbnail_2

Konferenca ministrore mbi Lindjen e Mesme, e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit së bashku me Ministrinë e Jashtme polake, filloi sot. Kjo konferencë do të fokusohet mbi Iranin si burimi kryesor i paqëndrueshmërisë në rajon. Pritet të marrin pjesë delegacione të rangut të lartë nga disa dhjetëra vende.

Një numër i madh iranianësh, mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) zhvilluan një tubim në ditën e parë të samitit të Varshavës për t’i dhënë zë dëshirës së popullit iranian dhe për të shprehur mbështetjen e tyre për MEK dhe NCRI-në e udhëhequr nga Maryam Rajavi, si alternativa demokratike ndaj regjimit të mullahëve.

Në tubim morën pjesë kryebashkiaku Rudy Giuliani, ish-Kryeministri algjerian Sid Ahmed Ghozali, ish-Senatori amerikan Robert Torricelli, si dhe disa anëtarë polakë të Parlamentit e të Senatit. Përpara tubimit, ata mbajtën një konferencë për shtyp.

Ish-kryebashkiaku i New York-ut Rudy Giuliani, duke folur në tubimin e MEK jashtë Samitit të Varshavës, tha: “Është nder i madh për mua të jem këtu me ju për t’u përçuar një mesazh shumë të rëndësishëm qeveritarëve pjesëmarrës në Samitin e Varshavës. Në mënyrë që të ketë paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme, duhet të ndryshohet regjimi teokratik në Iran. Duhet të marrë fund. Regjimi iranian është burimi më i madh i mosmarrëveshjeve. E përgëzoj Maryam Rajavi-n për udhëheqjen e saj të guximshme në përpjekjen për një Iran të lirë e demokratik. Regjimi i Ajatollahëve është sponsori shtetëror numër një i terrorizmit, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në të gjithë botën.

111

Populli iranian ka të drejtën e lirisë dhe demokracisë. Iranianët kanë të drejtën të jenë të lirë. Do ta realizojmë së shpejti ëndrrën për ta parë Maryam Rajavi-n në një Iran të lirë. E kemi përgjigjen se kush do të jetë alternativa ndaj regjimit. Maryam Rajavi ka paraqitur një program me 10 pika të cilin duhet ta mbështesim.”

 

Ish-Senatori demokratik amerikan Robert Torricelli tha:  “Ka patur negociata me Teheranin për 40 vjet. Por ata janë përgjigjur me terrorizëm. Jetët e mijëra martirëve të varrosur janë dëshmia se ky regjim nuk është i negociueshëm.

Një qeverie që vret kundërshtarët e saj nuk mund t’i besohet se do ta respektojë marrëveshjen bërthamore. Një regjim vrasës nuk mund të jetë regjim i besueshëm.

Atyre vendeve që besojnë se nuk kemi zgjedhje tjetër veçse ta pranojmë Iranin, ne u themi: Ne jemi zgjedhja! Alternativa demokratike. Mijëra iranianët që kanë rrezikuar jetën në rrugët e Iranit, ata janë zgjedhja. NCRI është zgjedhja, znj. Maryam Rajavi është zgjedhja.”

Categories: Bota

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.