Bota

Avokati i Trump letër falenderimi qeverisë shqiptare për dëbimin e diplomatëve iranianë

im-16623

Politikani i njohur amerikan, Rudi Giuliani aktualisht avokat i presidentit Trump ka vleresuar veprimin e qeverise shqiptare per debimin e diplomateve iranian te cilet dyshohet se ishin perfshire ne pergatitjen e planeve me skenar terrorist ne Europe.

Giuliani i cili ka qene kryebashkiak i New York nepermjet nje letre pohon se Shqiperia fillimisht beri nje akt te madh duke mirepritur mbi 3 mije muxhahedine, cka e shpetoi edhe SHBA nga lufta qe bente per kete ceshtje ne Irak.

Avokati i Trump vleresoi Shqiperine per faktin qe nuk u ndikua aspak nga presioni qe Irani i beri pas debimit te diplomateve.

Sic kam thene dhe atehere, kam respekt te madh per Qeverine e Shqiperise. Qeveria e Shqipërisë në radhë të parë mirëpriti njerëzit tanë kur njerëzit vriteshin në Irak dhe shpëtoi jetët e tyre dhe nën qeverisjes e kryeministrit aktual ata e zgjeruan këtë bujari duke marrë mbi 3 mijë njerëz. Ne Irak ne po humbisnim 120 njerëz në vit. Ne radhë të parë Shqipëria i shpëtoi ata dhe kjo që bëri Shqipëria shte dicka shumë e bukur dhe e mrekullueshme.Isha në Shqipëri shkurtin e kaluar, unë di presionin që irani i bënte shqipërisë për ti dëbuar ata dhe për tu bërë dëm. Ata kishin një komplot për bombë për festimet e  vitit të ri dhe kjo u lidh me disa gjëra të tjera që zbuluam nga qevera shqiptare dhe ata dëbuan ambasadorin.Shumë vende të tjera duhet ta bëjnë këtë gjë. E njëjta gjë ndodhi dhe në Bruksel dhe në Gjermani dhe Francë, në qershor ata arrestuan një diplomat iranian dhe tre të tjerë planifikonin gjatë një konferencë në qershor për implementimin e bombave dhe u morën shumë serizisht nga autoritetet e forcimit të ligjit në këto vende.Të ishte për vendim tim unë di ti nxirrja jashtë, ti nuk vjen në vendim tim dhe vret njerëz.  Duhet të fokusohemi te këto gjëra, si të kemi një politikë të jashtme me efektive dhe unë besoj se situata në Iran po përkeqësohet.

Categories: Bota

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.