Bota

Haradinaj takim me ambasadorin e SHBA-së: “Marrëdhënia mes nesh e pacënueshme, pavarësisht dallimeve në opinione”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka bashkëbiseduaar për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike.

Haradinaj është shprehur se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, SHBA-së. Sipas tij, marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacënueshme, pavarësisht dallimeve në opinione.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.