Sport

Bomba e merkatos, pas Ronaldos, Juventusi do edhe Salah!

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe ai erdhi mbrëmjen e së hënës me klubin bardhezi të Juventusit që njoftoi se duke filluar nga 1 korriku i 2019-ës uellsiani Aaron Ramsey do të mbajë veshur në Torino fanellën e  Zonjës së Vjetër.

Ndonëse prej kohësh ishte pranuar arritja e marrëveshjes, bardhezinjtë njoftuan se kanë nënshkruar kontratën 4- vjeçare të bashkëpunimit, ku uellsiani do të përfitojë një pagë të majme që parashikon 450 mijë euro bruto në javë, ose pak më tepër se 7 milionë euro neto në vit, plus bonuset.  Në këtë mënyrë 28-vjeçari përforcon organikën e Allegrit duke shtuar kualitetin krah Cristiano Ronaldos e të tjerëve.

Objektivi është i qartë Juventusi projekton trofeun e Champions Leagues dhe në këtë kontekst shërbimet e tij do të jenë të vyera. Por sipas mediave angleze Juventusi nuk ndalet me kaq pasi projekti i Paraticit tashmë përfshin edhe Mohamed Salah, për të cilin bardhezinjtë do të ishin të gatshëm të përfshinin në marrwveshje edhe argjentinasin Dybala.

Sipas The Guardian klubi torinez është vënë në kërkim të më të mirëve në botë dhe sulmuesi i Liverpoolit kryeson listën e lojtarëve të tillë. Statistikat e sezonit të kaluar flasin qartë, por edhe ato të këtij edicioni shtojnë vlerat e sulmuesit egjiptian, i cili deri më tani numëron  17 gola në Premier League, 3 në Champions League dhe  tetë asiste në total.

Me pak fjalë nuk ka dyshime mbi aftësitë e Salah dhe për të arritur  shërbimet e tij kampionët e Italisë janë të gatshëm t’i ofrojnë The Reds në pjatë argjendi edhe Dybalan, duke qënë se sulmuesi është ndër preferancat e para të Jurgen Kloop. Aspak susprizuese shifra për të cilën do të arrihej kjo marrëveshje, që sipas mediave angleze do të shkonte në 175 milionë euro. Edhe pse një shifër faraonike tashmë pas operacionit Ronaldo një lëvizje e tillë duket e pranueshme nga ana e Juventusit.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.