Sociale

Presidenti Meta takon kreun e shoqatës “Tirana” Arben Tafaj dhe personalitete të tjera të komunitetit tironas

shoqata tirana index

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim personalitete të shquara të shoqatës “Tirana”, kryetarin e shoqatës, Arben Tafaj, Mjeshtrin e Madh të Sportit, Shyqyri Rreli, Prof. Ismail Demneri dhe Prof. Rruzhdi Keçi.

Presidenti Meta duke shprehur konsideratat më të larta për komunitetin tiranas, vlerësoi rolin e kësaj shoqate në ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar e në veçanti për promovimin e traditave qytetare, vlerave historike dhe pasurisë së spikatur etnokulturore të kësaj treve.

shoqata tirana 1 index

“Vlerësoj lart përkushtimin, pasionin dhe punën e shkëlqyer që shoqata ‘Tirana’ ka kryer për promovimin e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore të kësaj treve. Këto përpjekje duhet të mbështeten më shumë në mënyrë që të forcojmë rrënjët tona dhe ndjenjat e atdhedashurisë. Të duam vendlindjen dhe të parët tanë, të ruajmë traditat dhe t’i pasurojmë ato, që të vazhdojmë të jemi krenarë për atë trashëgimi të vyer që na kanë lënë të parët, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të jenë krenarë në të ardhmen për përkatësinë e tyre si shqiptarë”, – theksoi Presidenti Meta.

Përfaqësuesit e shoqatës “Tirana”, pasi e njohën Kreun e Shtetit me aktivitetin e tyre kulturor e patriotik, e falënderuan për vëmendjen e treguar ndaj vlerave kombëtare.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.