Aktualitet

“Java në RTSH”, si e paralajmëroi të premten që Rama do mbante edhe postin e kreut të diplomacisë

java

Emisioni televiziv “Java në RTSH” ishte i pari emetues informativ që dha lajmin se kryeministri Edi Rama do të mbante njëkohësisht edhe postin e ministrit të Jashtëm. Drejtuesi i emisionit Lorenc Vangjeli “e parashikoi” saktë këtë në emisionin e 11 janarit.

Për herë të parë, analisti Lorenc Vangjeli bëri të ditur se zgjidhja për kryediplomatin e ri mund të vinte përtej Gent Cakajt. Sipas Vangjelit, dy burime konfirmonin se Rama e kishte gjetur zgjidhjen për të dalë nga ky ngërç politik dhe krizë kushtetuese.

Një hipotezë kjo që u konfirmuar edhe nga të ftuarit, të cilët u shprehën se e kanë dëgjuar një version të tillë si zgjidhje të mundshme.

“E pakonfirmuar, por së paku dy burime pohojnë se kryeministri Rama ka një zgjidhje për të dalë nga ky ngërç politik dhe krizë kushtetuese, e cila me gjasë nuk kalon nëpëmjet emrit të Genti Cakajt. Ky rast dëshmoi dhe njëherë në mënyrë të habitshme sesa tensione e emocione shpërthen shoqëria shqiptare në përgjithësi në situata përplasjeje sa delikate dhe të personalizuara janë marrëdhëniet dhe raportet mes institucioneve kushtetuese në vend. Sa e papjekur vazhdon të jetë demokracia shqiptare” – theksoi analisti Lorenc Vangjeli në studio.

Vangjeli tha se nëse ky version miratohet edhe zyrtarisht, ka gjasë që ministri i ri i Jashtëm të jetë edhe vetë Edi Rama.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.