Politike

Dy ambasadorë në zyrën e Bashës: Opozita i përket parlamentit

amb-770x433

Dy ambasadorët, ai i BE-së, Luigi Soreca dhe i OSBE-së, Bernd Borchardt takuan sot liderin e opozitës, Lulzim Basha.

“Ishim me kolegun Borchardt për të biseduar për Reformën Zgjedhore që përfaqëson për ne ende një prioritet, pjesë të prioriteteve që Shqipëria duhet të përmbushë para vendimit të Qershorit lidhur me hapjen e negociatave. Ne flasim me të gjitha partitë dhe nuk do të ndalojmë së kërkuari të gjitha partive që të bëjnë punën e tyre në kuptimin e përmbushjes se përgjegjësive”, tha ambasadori Soreca.

“Koha po ngushtohet. Ka ende mënyra për të ecur para, sigurisht”, u shpreh Borchardt.

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ndërkombëtarët duken të shqetësuar edhe për qëndrimin e opozitës, nëse ajo do të rikthehet në institucione për ta vijuar dialogun politik dhe përmbyllur Reformën Zgjedhore.

“Opozita i përket parlamentit dhe kjo është një kërkesë konstante që i bëjmë opozitës dhe ne shpresojmë që opozita të jetë në parlament, si në Dhjetor. Objektivi është të finalizohet puna e bërë në dokumentin, në propozimet e përbashkëta që përmbushin rekomandimet e OSBE/ODIHR”, u shpreh Soreca.

Ndonëse opozita nuk ka dalë me një vendim zyrtar lidhur me qëndrimin që ajo do të mbajë me nisjen në 21 Janar të sesionit të ri parlamentar, Lulzim Basha u shpreh se beteja e koalicionit që kryeson do të vijojë brenda dhe jashtë institucioneve, në sheshe me qytetarët.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.