Politike

Kryeministri i Izraelit anuloi vizitën për shkak të iranianëve në Tiranë

screenshot-7_1545322149-892439

Qeveria shqiptare vendosi dje dëbimin e dy diplomatëve, të cilët dyshohet se kanë pasur lidhje me një sulm terrorist të planifikuar në Shqipëri, gjatë ndeshjes Shqipëri- Izrael, në shtator të vitit 2016. Plani për sulm ndaj kombëtares së Izraelit, siç raportuan mediat ndërkombëtare në atë kohë, u sinjalizua nga shërbimet inteligjente të Izrealit.

Ndërhyja në kohë e shërbimeve amerikane dhe Izraelite bëri të mundur shmangien e një kasaphane të paimagjinueshme. Por gjatë dy viteve nga ndeshja, hetimet kanë avancuar me shpejtësi duke arrestuar autorët e sulmit të mundshëm, por edhe persona të tjerë që janë përfshirë. Hetimet e institucioneve inteligjente të SHBA dhe Izraelit kanë arritur në përfundimin se zyrtarët e ambasadës iraniane kanë pasur rol jo të vogël në këtë ngjarje. Për këtë arsye, Qeverisë shqiptare i është kërkuar nga partnerët që të merret masat e duhura diplomatike shumë kohë më parë.

Një burim diplomatik bëri të ditur se mos zbatimi i kërkesës për dëbimin e diplomatëve nga qeveria shqiptare solli dhe anulimin e vizitës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu në Tiranë.

Në datën 1 nëntor, ishte planifikuar që në Tiranë të mbërrinte kreu i qeverisë së Izraelit, e para vizitë e një niveli kaq të lartë në Shqipëri. Por në momentin e fundit vizita u anulua, pa dhënë asnjë arsye të fortë në opinion. Siç rezulton më vonë nga zhvillimi i ngjarjeve, motivet e anulimit të vizitës lidhen pikërisht me mos zbatimin e kërkesë së SHBA dhe aleatëve për dëbimin e diplomatëve iranianë.

Vetëm dje qeveria shqiptare mori vendimin për shpalljen “non grata” të dy diplomatëve. Një vendim që në kohë rekord u mbështet nga dëgjuesit më të lartë të SHBA. Nuk dihen ende motivet se përse qeveria shqiptarë ka refuzuar për një kohë kaq të gjatë dëbimin e dy diplomatëve që për NATO dhe partnerët e tjerë të rëndësishëm kanë pasur lidhje me terrorizmin.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.