Aktualitet

Studentët vazhdojnë qëndresën para kryeministrisë: Mendojmë se dialogu nuk është i frytshëm

ff54667777-768x432

Ditën e sotme studentët kanë zgjedhur të mos bllokojnë rrugët për të protestuar.

“Bllokimi i rrugëve është diçka që na dëmton neve dhe qytetarët, pasi ne i kemi mbështetje qytetarët, por që ishte një zgjidhje e përkohshme deri në momentin që kryeministri të kuptojë që ne do të vazhdojmë protestën”, u shpreh një student.

“Bojkotimi i mësimit vazhdon gjithsesi, kjo është një formë proteste”, shtoi një tjetër.

Studentët prej eksperiencave të mëparshme jo të suksesshme të dialogut me anëtarë të qeverisë, shprehen se nuk kanë besim.

 “Nuk jam për negociata, sepse kemi kërkuar dialog më parë për sa i përket arsimit me ministren dhe nuk na ka dëgjuar. Tani le ta gjejë mënyrën dhe të mbajë përgjegjësinë e kohës së humbur”, tha një student.

“Duke marrë shkas edhe nga vizitat e kryeministrit nëpër universitete, mendoj që dialogu nuk është i frytshëm. Ndaj vazhdimi i protestës është mënyra më e mirë”, u shpreh një tjetër student në mbështetje të tezës së mos dialogimit.

Ditën e nesërme studentët deklarojnë se do të qëndrojnë përpara Parlamentit për të protestuar.

 “Do të vazhdojmë në Parlament nesër, përderisa është seanca. E vetmja arsye është që ligji i arsimit dhe disavantazhet që ka për studentët të shfuqizohet”, tha njëri prej tyre.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.