Aktualitet

Rama dëbon ambasadorin e Iranit nga vendi. Xhon Bolton: Me Shqipërinë kundër terrorizmit

iran-index.jpgiran

Kryeministri Edi Rama ka shpallur non-grata ambasadorin e Iranit në Shqipëri dhe e ka dëbuar nga vendi bashkë me një diplomat tjetër, me argumentin se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare.

Ky veprim është mbështetur nga krahu i djathtë i presidentit Trump, këshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA, Xhon Bolton.

“Kryeministri i Shqipërisë shpallni të padëshirueshëm ambasadorin e Iranit, duke i dhënë një mesash liderëve iranianë se ndihma që ata i japin terrorizmit nuk do të tolerohet. Ne jemi përkrah kryeministrit Rama dhe popullit shqiptar në kohën që ata i qëndrojnë fort sjelljes së gabuar të Iranit në Europë dhe në botë”, shkruan Bolton në Twitter.

GettyImages_645031946.0

Më herët “Top Channel” kishte mësuar se Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

Në përgjigje të interesit të Top Channel, zëdhënësja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme e konfirmon këtë informacion.

Sipas zëdhënëses së MEPJ-së, “vendimi për shpalljen e diplomatëve iranianë si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik”.

Burime jozyrtare i thanë Top Channel se ky vendim, me gjasë vjen pas një bashkëpunimi me shërbimet partnere dhe ato izraelite për të shmangur një incident gjatë ndeshjes në Shkodër.

Në atë kohë kishte informacion se, Lavdrim Muhaxheri dhe disa terroristë të tjerë do të sulmonin me eksploziv kombëtaren izraelite. Për këtë çështje, në Shqipëri dhe Kosovë u arrestuan më shumë se 20 persona.

Pak muaj më parë, Shqipëria shpalli “non grata” atasheun ushtarak të Rusisë në vendin tonë, si dhe sekretarin e parë të Ambasadës ruse.

ARRESTIMET NE MUAJIN MARS

Asokohe pati raportime në media, por asnjë njoftim zyrtar nga institucionet shtetërore. Lajmi ishte se autoritetet shqiptare arrestuan disa persona të dyshuar për terrorizëm në mars të këtij viti. Sot vjen konfirmimi zyrtar: Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka publikuar raportin e Departamentit të Shtetit “Akvititeti operacional i Iranit në Europë”, ku thuhet shprehimisht se, në datën 22 mars 2018, 2 operativë iranianë janë arrestuar në Shqipëri me akuzën e terrorizmit.

Sekretari Pompeo shkruan gjithashtu në Twitter se:” Regjimi i #Iranit ka sjellë vuajtje dhe vdekje për botën dhe për popullin e vet. Vetëm në Europë, vrasjet, bombardimet, dhe sulme të tjera terroriste të sponsorizuara nga Irani kanë dëmtuar jetë të panumërta. Shpresoj që europianët ta ngrenë këtë çështje me Rouhani & Zarif në turin e tyre europian.”

 

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.