Bota

Ish-kryeministri i arratisur i Maqedonisë, Gruevski shihet në Budapest

DuJoJPcWsAAOwym

Rreth një muaj që nga arratisja e tij për të mos kryer dënimin me burg në Maqedoni, faqja hungareze e lajmeve 24.hu xhiroi një video të shkurtër të Nikola Gruevskit në një restorant në një nga zonat më të pasura në Budapest.

I veshur në mënyrë sportive, Gruevski bisedoi me dy burra të paidentifikuar në restorant, para se ta merrte një makinë që ishte duke pritur, tha faqja hungareze e lajmeve.

Gazetari arriti ta pyeste Gruevskin ndërsa largohej nga restoranti: “A ju ndihmoi qeveria hungareze të arratiseshit nga Maqedonia?”

Ish-lideri maqedonas nuk u përgjigj, duke u futur shpejt në pjesën e pasme të makinës.

Makina me targë hungareze kishte dritare me xham të errët në pjesën e pasme.

Kjo është hera e dytë që raportohet të jetë parë Gruesvki që prej largimit të tij nga Maqedonia.

Të martën, fotoreporteri britanik Daniel Nolan postoi një fotografi në Twitter të atij që dukej të ishte Gruevski duke bërë një shëtitje rastësore nëpër rrugët e Budapestit.

“Të kapa! ” shkroi Nolan në postimin e tij.

Gruevski u shpall fajtor për blerjen e paligjshme të një limuzine luksoze dhe duhet të raportonte për të filluar të vuante dënimin e tij me dy vjet burg më 9 nëntor, por nuk e bëri këtë.

Ai u arratis në Shqipërinë fqinje dhe më pas, me ndihmën e diplomatëve hungarezë, arriti në Budapest dhe kërkoi azil atje, të cilin e mori menjëherë pak më vonë.

Aktualisht janë katër raste të tjera gjyqësore kundër Gruevskit në Maqedoni, si edhe pesë hetime të tjera në të cilat ai është i dyshuar.

Gruevski ishte kryeministër i Maqedonisë nga viti 2006 në vitin 2016. Partia e tij VMRO DPMNE u rrëzua nga pushteti në vitin 2017 pas një krize të gjatë politike në të cilën ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë u akuzuan për sundim autoritar dhe korrupsion.

Autoritetet maqedonase, të cilët kanë kërkuar ekstradimin e Gruevskit, ende po hetojnë rrethanat e sakta të arratisjes së tij dhe prokuroria ka njoftuar se do t’i ndajë gjetjet e saj pas dy javësh.

Qeveria hungareze megjithatë pretendon se dhënien e azilit, në bazë të pretendimeve se ai pon persekutohej politikisht në Maqedoni, ishte krejtësisht e ligjshme.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.