Sociale

Mbi 7 orë qëndresë, studentët afat qeverisë deri nesër në orën 16:00

20181209_190612_091218_1_031-1_RQKT5Ls
Studente te universiteteve publike, ne diten e peste te protestes perpara Ministrise se Arsimit, ku kane kerkuar pergjysmimin e tarifave te shkollimit, permiresimin e kushteve ne konvikte dhe perfaqesimin ne bordet e universiteteve. Kerkesa e tyre kryesore per anulimin e vendimit qe tarifon kreditet per provimet perseritese, eshte shfuqizuar dje nga qeveria./r/n/r/nThousands of students of public universities protest in front of the Ministry of Education, to demand halving of tuition fees, improved conditions in dormitories and representation in Universities boards. One of their demands that initially sparked the demonstration – the institution of an additional punitive fee for repeated exams – has already been abolished yesterday by the government, but this partial relent has failed to quell the demonstrations.

Ka zgjatur mbi 7 orë protesta e sotme e studentëve. Ata do të rikthehen sërish nesër, ditë kur do të merret edhe vendimi i vijueshmërisë së protestës nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat.

Ata kanë lënë orën 16:00 të së martës, si afatin përfundimtar kur qeveria duhet të plotësojë kushtet që ata kërkojnë, në të kundër bashkarisht do të vendosin për format e përshkallëzimit të protestës.

Protesta nisi rreth orës 10:00, ku studentët prej 5 ditësh kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave dhe nuk pranojnë të negociojnë.

Me thirrjet: “Turp! Do dalim në rrugë me qindra e mijëra, po s’u hoq tarifa rrëzohet ministria” studentët i janë përgjigjur dhe ftesës së kryeministrit për dialog për të zgjidhur kërkesat përmes transmetimit live në facebook.

Ndërsa për Ramën “është e qartë dhe duhet ta dëgjojnë të gjithë: unë jam me çdo student që do të ishte për veten e tij aty, jo për Lulin jo për Monikën dhe jo për komshinjtë, por për veten e tij dhe shtëpinë të ardhmen dhe prindërit e tij. Jam i vetëdijshëm që dikush është në kërkim të popullit që nuk e ka nga prapa për të hedhur benzinë në një zjarr që kërkon të ndezë”

Rama bëri me faj rektorët e universiteteve për VKM, dhe disa herë u përpoq të nënvizonte se nuk kishte lidhje qeveria me tarifat dhe nëse duheshin plotësuar kërkesat duhej dialog pasi qeveria nuk mund të ndërhynte pasi vendimmarrja ishte e Universiteve të cilat janë autonome.

Studentët nga ana e tyre shprehen se protesta është apolitike dhe shprehen të vendosur për plotësimin e 8 kërkesave: “S’ka negociata, vetëm vendimmarrje! ”

Protesta është paqësore dhe studentët bëjnë thirrje për bashkim të qytetarëve por dhe studentëve të tjerë. Ajo u mbyll në orën 17:20, ku studentë pastruan territorin përpara ministrisë.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.