Aktualitet

18 vite burg për Moisi Habilajn,çfarë tha ai për kushëririn Saimir Tahiri?

saimir-tahiri-dhe-shoferi

Është dhënë sot pretenca e prokurorisë së Katanias për të pandehurin Moisi Habilaj, kushërin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Për të, prokurori kërkoi 18 vjet e tetë muaj burgim. I arrestuar një vit më parë, Habilaj ndoqi në heshtje gjithë seancën gjyqësore. Ai konsiderohet si drejtuesi i bandës që trafikoi me qindra kg marijuanë nga brigjet e Vlorës drejt brigjeve italiane.

Po kështu prokuroria kërkoi 12 vite burg për anëtarin e bandës Meridian Sulaj. Ndërsa për Nazer Seitin, i konsideruar si financier i bandës, prokuroria kërkoi 6 vite burg. Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Për Angelo Busaça tetë vjet burg. Dënime e gjoba janë kërkuar edhe për shumë shtetas të tjerë italianë pjesë e këtij trafiku.

Pikërisht nga hetimet e italianëve doli në skenë emri i Saimir Tahirit, kushërit të Habiljave. Hetimet për Tahirin janë duke vazhduar në Shqipëri që prej tetorit të vitit kaluar. Tahiri ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat, por hetimi kundër tij vazhdon. Në Itali, prokurorët shqiptarë kanë marrë në pyetje Moisi Habiljan në burgun e Bicocca-s, por përmbajtja e procesverbalit mbetet sekret, shkruan media italiane. Ka dyshime shkruan kjo media se Tahiri ka ndihmuar bandën në trafikimin e lëndës narkotike.

Categories: Aktualitet

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.