Sociale

Studentët në protestë për kostot e universitetit: “Kafshatë që s’kapërdihet është or vlla tarifa”

Studentët e fakultetit të Arkitekturës, por jo vetëm, kanë bojkotuar mësimin për shkak të tarifave të larta të provimeve të tyre. Çdo kredit i provimeve të mbartura kushton 670 lekë të reja.

Kjo tarifë u bë indicie që të rinjtë të dilnin në protestë, por ata nuk janë mjaftuar vetëm me kërkesën e heqjes së saj.

Përveç heqjes së tarifës për provimet, ata kanë kërkuar edhe arsim falas.

Shkrimet në pankartat e tyre kanë qenë veçanërisht shpotitëse për vendimet e marra së fundmi nga Ministria e Arsimit.

Pagesa vjetore është tepër e lartë për shumicën e studentëve, duke marrë parasysh dhe faktin se një pjesë e tyre përveç studimeve, duhet të paguajnë dhe qira, si dhe për nevoja të tjera të cilat i shtohen kostove mujore gjithashtu.

“Kafshatë që s’kapërdihet është or vlla tarifa”, ka shkruar njëri nga studentët në pankartë.

Kostoja e shtuar e provimeve të mbartura, ishte kërkesa që mbushi kupën e studentëve, të cilët me shumë vështirësi përballojnë pagesën e shkollës së lartë, e jo më të paguajnë tarifa shtesë për aspekte të tjera të funksionimit të Universitetit.

Një prej protestueseve ka nxjerrë dy anët e bulevardit të bllokuara nga studentë, por dhe qytetarë të tjerë që i janë bashkuar atyre.

Categories: Sociale

Tagged as:

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.