Sociale

Protesta e studentëve/ Floida Kërpaçi: Çdo familje paguan 2 herë, ja pse të rinjtë ikin nga Shqipëria

FB_IMG_1544009556181

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar pas protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. “Çdo familje shqiptare, qeveria e detyron të bëjë dy pagesa! Pagesën vjetore si dhe pagesën për çdo lëndë në bazë të krediteve. Pra nëse lënda ka 12 kredite *700 lekë krediti= 8400 lekë do të duhet të paguhet për një provim, të cilin e merr apo jo.

Kjo VKM, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria. Sot si e re, si studente,si bashkëmoshatare, unë jam me studentët dhe mbështes kauzën e tyre. Sot si e re, jam me studentët dhe menjëherë duhet anulluar VKM Nr,288, dt 21.05.2018. Të gjithë mos të harrojmë se Universitetet janë shtëpia e studentëve dhe jo prona e qeverisë”, deklaroi ajo.

FB_IMG_1544009665792

DEKLARATA E PLOTE

Situata kritike në të cilën ndodhen studentët shqiptarë, na bën që të jemi në këtë prononcim.
Mijëra student , më shumë të drejtë ndodhen sot në rrugë .
Mijëra student, janë sot nën sulmin e qeverisë për tu zhvatur dhe lekun e tyre.
Sot, studentët janë të vendosur dhe me të drejtë ,ndërsa qeveria është vendosur egërsisht kundër tyre.
Pse studentet kanë të drejtë?
Sepse sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, i miratuar më dt.21.05.2018, pika 4 e tij, thotë që studenti i cilësuar si përsëritës në një lëndë apo shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për lëndët përsëritëse si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimin.
Për ta bërë më të thjeshtë:
Çdo familje shqiptare, qeveria e detyron të bëjë dy pagesa!
Pagesën vjetore si dhe pagesën për çdo lëndë në bazë të krediteve.
Pra nëse lënda ka 12 kredite *700 lekë krediti= 8400 lekë do të duhet të paguhet për një provim, të cilin e merr apo jo. Çdo familje shqiptare do të detyrohet ta paguajë
Kjo VKM, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria.
Thirrja e studentëve ne nuk jemi bankomat dhe qeveria të mos të na trajtojë si të tillë, është apeli më I madh që i bëhet Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë për të mos i trajtuar si kavie eksperimentale.
Kjo qeveri mos të marrë para nga xhepat e familjeve shqiptare por ti mundësojë të ardhura universiteteve publike me mekanizma të tjerë nga buxheti I shtetit.
Sot sistemi arsimor është i dështuar, buxheti që kaloi për vitin 2019 është buxheti I mjerimit ,punësim për të rinjtë nuk ka ,dhe e vetmja rrugë e tyre e orientuar nga politikat e qeverisë është largimi nga Shqipëria.
Sot si e re, si studente,si bashkëmoshatare, unë jam me studentët dhe mbështes kauzën e tyre.
Sot si e re, jam me studentët dhe menjëherë duhet anulluar VKM Nr,288, dt 21.05.2018.
Të gjithë mos të harrojmë se Universitetet janë shtëpia e studentëve dhe jo prona e qeverisë!

Categories: Sociale

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.